top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “ADRIATIK”; LAGJJA “NR. 5”; KAMËZ | ROLAND TOSHI U KONSTATUA I VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Rruga “Adriatik”, Lagjja Nr. 5, Kamëz, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Roland Toshi, u konstatua i vdekur.


Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake.


Njoftim | Kamëz.


Informacion paraprak.


Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.


Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
KAMËZ | VEHAP TOTA U ARRESTUA.

Kamëz, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Vehap Tota, me moshë 25 vjeç. Ai konsiderohet i përf

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page