RRUGA “ROMA” (VIA ROMA); KAPICI (CAPIZZI); MESINË | XHUZEPE (GIUSEPPE) DI DIO ME MOSHË 16 VJEÇ U RA ME ARMË ZJARRI; KARABINIERËT ARRESTUAN TRE VETA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 2
- 1 min read

Rruga “Roma” (Via Roma), Kapici (Capizzi), Mesinë, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- I mituri me moshë 16 vjeç, Xhuzepe (Giuseppe) Di Dio, u vra me armë zjarri mbrëmë në Rrugën “Roma” (Via Roma), në Kapici të Mesinës (Messina).
Një tjetër subjekt mbeti i plagosur.
Karabinierët arrestuan tre subjekte.
Sipas të dhënave penale paraprake viktima, student i menaxhimit të hoteleve, ishte jashtë një bari në Rrugën “Roma”, (Via Roma) kur një makinë me tre veta brenda u ndal.
Njëri prej tyre doli dhe qëlloi me armë, duke vrarë gjashtëmbëdhjetëvjeçarin dhe duke plagosur një tjetër të ri.
Hetimi i karabinierëve po koordinohet nga Zyra e Prokurorit të Ennës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments