ITALIA DO TË NDËRTOJË URË 33 KM TË GJATË MBI NGUSHTICËN E MESINËS | DO TË LIDHEN DY DETE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 1, 2023
- 1 min read

Bari, Itali | “Në përputhje me kohën, kontraktori Eurolink i dorëzoi kompanisë “Stretto di Messina” dokumentacionin për përditësimin e projektit përfundimtar të urës, dhe punimeve të lidhjes rrugore, e hekurudhore. Raporti i projektuesit ilustron në detaje ndryshimet dhe përditësimet e projektimit, që do të zhvillohen në projektin ekzekutiv, për të marrë parasysh rregulloret e reja teknike, për ndërtimin dhe ndryshimet pasuese, në modelimin gjeologjik, dhe karakterizimin gjeoteknik, rregullimet e nevojshme të rregulloreve të sigurisë. “Një hap themelor”, komentoi CEO Pietro Kiuçi (Pietro Ciucci). Ditën tjetër ne nënshkruam aktin prodromal me subjektin “Stretto di Messina spa”, akt që rinovon marrëveshjet industriale, dhe jemi gati të lidhim kontratën, pasi të kenë përfunduar operacionet. “Dorëzimi i sotëm përfundon procesin e të gjitha atyre proceseve që ishin parashikuar nga dekret që restauroi urën e Mesinës”, tha CEO i Webuild, Pietro Salini. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox










___.png)


















































Comments