top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “REXHEP KABASHI”; PRIZREN | BASHKIM (RAMIZ) GASHI U ARRESTUA; KONSIDEROHET DORAS NË PLAGOSJEN ME THIKË TË BASHKËSHORTES DHE VAJZËS SË MITUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read
ree

Rruga “Rexhep Kabashi”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Bashkim (Ramiz) Gashi, me moshë 51 vjeç.


Ai konsiderohet subjekt i cili duke përdorur armë të ftohtë (thikë) plagosi bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur (ngjarje kriminale e ndodhur rreth orës 02:15), të cilat, janë në gjendje të keqe shëndetësore.


Njoftim | Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë - thikë.


Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

2- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page