FSHATI KORISHE; PRIZREN | LEON REXHAJ U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR NË LIDHJE ME NJË KONFLIKT PRONËSIE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 days ago
- 1 min read

Fshati Korishe, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:
1- Z. Leon Rexhaj.
Ai u denoncua si subjekt i cili kanosi me armë një tjetër subjekt (mashkull) për çështje të lidhur me mosmarrëveshje në pronësi.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë e gjatë (krahu) gjahu (çifte).
2- Një armë e gjatë (krahu) gjahu.
3- Municion gjahu (tetëdhjetë e dy fishekë).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments