RRUGA “PAPA GJON PALI II”; PRIZREN | SINAN KOVAÇI U ARRESTUA; HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Rruga “Papa Gjon Pali II”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Sinan Kovaçi, me moshë 31 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik, të automjetit tip “Golf IV” (ku gjendej si pasagjer edhe z. Mustafa Çibo) dhe të banesës në rrugën “Papa Gjon Pali II” në Prizren, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Dyzet e shtatë pikë gjashtëdhjetë e dy (47.62) gramë hashash.
2- Tre pikë zero gjashtë (3.06) gramë hashash.
3- Tetëqind e tridhjetë (830) €.
4- Një automjet.
5- Një aparat telefonik i lëvizshëm.
6- Etj, …
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments