RRUGA “MUSLI ÇELIKU”; FERIZAJ | ARLEND BAJRAMI U PROCEDUA PENALISHT PËR DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Rruga “Musli Çeliku”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:
1- Z. Arlend Bajrami.
Objekti i intervistimit të tij lidhej me të shtënat me armë zjarri të orës 16:35.
Gjatë intervistimit ai pranoi se kishte shtënë me armë zjarri në kuadër të një feste familjare duke përdorur një armë zjarri të shkurtër (brezi) - e tipit “Eklon-Special”, e kalibrit 9 milimetra.
Në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal u sekuestruan:
1- Arma e zjarrit.
2- 13 gëzhoja.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments