top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “MEDLIN OLBRIGHT”; GJILAN | U ARRESTUA SALI STARABAJA | AKUZOHET PËR VEPRËN PENALE “MOSPËRFILLJA E GJYKATËS”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 1 min read

Rruga “Medlin Olbright”, Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Sali Starabaja.

 

Ai akuzohet se këputi byzylykun e sigurisë (pajisje elektronike monitoruese e kërkuar si masë sigurimi vetjak nga Gjykata e Gjilanit) me qëllim që të shmangte kontrollin e autoriteteve.

 

Gjatë intervistimit ai deklaroi se e kishte prerë byzylykun sepse e pengonte të afrohej te fëmijët e tij edhe pse urdhëri i Gjykatës e ndalonte të kishte kontakte me ta, për shkak se ishte i akuzuar për ushtrim dhune në familje, për akuza penale të parashikuara si:

1- Dhunë në familje”.

2- Lëndim i lehtë trupor”.

3- Sulm”.

 

Tashmë ndaj tij filluan hetimet penale për shkelje penale të parashikuar si:

1- Mospërfillja e Gjykatës”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page