RRUGA “MBRETËRESHA TEUTË”; MITROVICË | ÇLIRIM (QLIRIM) BEGU U ARRESTUA; NËN HETIM PENAL PËR SHKATËRRIM PRONE ME THYERJE DHE ME MOLOTOV.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 18
- 2 min read

Rruga “Mbretëresha Teutë”, Mitrovicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Çlirim (Qlirim) Begu, me moshë 26 vjeç, i cili, po udhëtonte nga Malmo në drejtim të Prishtinës në rrugë ajrore.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në shkatërrim prone.
Konkretisht, rreth orës 06:00, të datës 18.08.2025, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicën e Jugut, ai konsiderohet i përfshirë në goditjen e derës së marketit “QTA” me një bllok betoni, akt të cilin e shoqëroi me hedhjen e një shisheje molotovi brenda tij, me qëllim djegien e objektit.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Njoftim | Me datën 18 shtator 2025, është arrestuar peroni i dyshuar i shpallur ne kërkim për veprën penale-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Arrestimi i të dyshuarit: Ç. B., 26 vjeçar shtetas i republikës se Kosovës është bërë në aeroportin e Prishtinës pasi i njëjti pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim i dyshuar për veprën penale
- Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ku dyshohet për hedhje te një shishe me lëndë ndezëse ne një market e ndodhur me 18 gusht 2025, ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.
Pas intervistimit, me aktvendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments