RRUGA “MARIE SHLLAKU”; GJILAN | FEHRI REXHEPI DHE LIRIDON NEZIRI U ARRESTUAN; KONSIDEROHEN PËRGJEGJËS PËR AKSIDENTIMIN NË VENDIN E PUNËS TË RINOR HAXHIUT (NGA FSHATI KABASH I VITISË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Rruga “Marie Shllaku’, Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Fehri Rexhepi, me moshë 32 vjeç.
2- Z. Liridon Neziri, me moshë 34 vjeç.
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në shkelje penale të parashikuar si:
1- “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Konkretisht, punëmarrësi Rinor Haxhiu - i biri i Enverit - (nga fshati Kabash, Viti), u aksidentua në vendin e punës, duke rënë nga një lartësi e madhe (kati i gjashtë) te kopmleksi i ndërtimit “Banesat e Klintonit”; ai gjendet në QKUK në gjendje tejet të rëndë shëndetësore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments