RRUGA “MALUSH KOSOVA”; LAGJJA “MATIQAN”; PRISHTINË | U ARRESTUAN FEHIM GASHI DHE QYTETARI MALAZEZ BAKIR MATOVIÇ (MATOVIQ); MBI 2 KG KOKAINË + 12 MIJË € KESH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Rruga “Malush Kosova”, Lagjja “Matiqan”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Fehim Gashi, me moshë 65 vjeç.
2- Z. Bakir Matoviç (Matoviq), me moshë 46 vjeç, qytetar malazez.
Gjatë kontrollit fizik të z. Bakir Matoviç (Matoviq) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Dymijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë pikë gjashtë (2270.6) gramë kokainë.
2- Dymbëdhjetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë (12550) mijë € të thata.
Gjatë kontrollit në banesën e z. Fehim Gashi rrugën “Ismajl Dumoshi” u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Njëmijë (1000) €.
2- Një aparat i lëvizshëm telefonik.
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments