top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “BESA-BESË”; FUSHË KOSOVË; PRISHTINË | BLEONARD SHALA U ARRESTUA; SHPAT LACI (LAÇI) U PROCEDUA PENALISHT; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR DY VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 1 min read
ree

Rruga “Besa-Besë”, Fushë Kosovë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Bleonard Shala, me moshë 24 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

a- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).

b- Një krehër arme zjarri.

c- Municion luftarak (7 fishekë).

ç- Dy pikë njëzet e dy (2.22) gramë kokainë.


Proceduan penalisht:

1- Z. Shpat Laci (Laçi), me moshë 24 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

a- Një biçak.


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

2- Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page