top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “DERVISH LUZHA”; KAMËZ | ARDIAN BALOSHI U VRA ME ARMË ZJARRI; SADIK LLANI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; AMARILDO VUKAJ U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 3 min read
 Z. Sadik Llani
 Z. Sadik Llani

Rruga “Dervish Luzha”, Kamëz, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Sadik Llani, me moshë 39 vjeç.


Ai konsiderohet doras në vrasjen e:

1- Z. Ardian Baloshi, me moshë 27 vjeç.


Shoqëruan për intervistim policor:

1- Z. Amarildo Vukaj.

 Z. Sadik Llani
 Z. Sadik Llani

Njoftim Nr. 1 | Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B. rreth 27 vjeç.


Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore.


Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B. është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.


Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç.


Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.


Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.


Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje.


Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju  informojmë në vijim për çdo gjë që  lidhet me këtë ngjarje, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


KAMËZ | POLICIA E SHTETIT OFRON 10 MIJË € PËR CILINDO QË JEP INFORMACION PËR KAPJEN E TË SHPALLURIT NË KËRKIM POLICOR SADIK LLANI (LLANAJ).


Njoftim Nr. 2 | Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit në Kamëz.


Nisur nga rrezikshmëria e lartë e autorit të dyshuar për vrasjen e shtetasit A. B., 27 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon ndaj qytetarëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar, pasi autori i dyshuar, shtetasi S. Ll., dyshohet se është i armatosur dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.


Për lokalizimin dhe kapjen e tij janë angazhuar Forca Kombëtare e Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në terren.


Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, nëse konstatojnë këtë shtetas ose disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë, por të njoftojnë menjëherë Policinë në numrin 069 41 05 735 ose në numrin pa pagesë 112.


Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për informacionin e saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.


Policia e Tiranës garanton ruajtjen e plotë të konfidencialitetit për çdo informacion të dhënë nga qytetarët, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page