RRUGA “ILAZ KODRA”; PRISHTINË | U PROCEDUA PENALISHT NASER TORA (QYTETAR KOSOVAR ME SHTETËSI AMERIKANE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 21
- 1 min read

Rruga “Ilaz Kodra”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë referuan në Prokurori akte proceduriale penale në ngarkim të:
1- Z. Naser Tora, qytetar kosovar me shtetësi amerikane.
Ai u përfshi në sherr me punonjësit e Policisë për mosmarrëveshje të lindur në qarkullimin automobilistik.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments