RRUGA “FLAKA E JANARIT”; PRISHTINË | ELVIR SEKIRAQA (SEKIRAÇA) U GJET I VDEKUR PRANË NJË OBJEKTI; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJA NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 1 min read

Rruga “Flaka e Janarit”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën informacion se:
1- Z. Elvir Sekiraqa (Sekiraça), me moshë 53 vjeç, u gjet i vdekur nga qytetarët rreth orës 07:20, të datës 20 qershor të vitit 2025, në afërsi të një objekti banimi.
Në lidhje me rastin e tij, autoritetet vendore të hetimit penal po kryejnë veprime proceduriale penale paraprake për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekja nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Kufoma e të ndjerit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsi.
Zyrtarisht hetimet penale paraprake po zhvillohen mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Hetim i vdekjes”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments