top of page
E BARDHË SHIRIT.png

LEZHË | FRANÇESKO DOÇI (BANUES NË LAÇ) U ARRESTUA; HAJDUT SERIAL + KOKAINË ME VETE; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “LAST DOOR” (DERA E FUNDIT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 10
  • 2 min read
ree

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Françesko Doçi, me moshë 26 vjeç, banues në Laç.


Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Door”, i zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.


Në kuadër të këtij operacioni u kap dhe u arrestua shtetasi në kërkim:


F. D., 25 vjeç, banues në Laç, Kurbin.


Ky shtetas dyshohet për një sërë vjedhjesh në lokale, restorante, agjenci udhëtimi e marketingu.


Gjatë kontrollit fizik, 25-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.


Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. D. është autor i:


disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve dhe banesave;


tentativave për vjedhje në lokale në lagjet dhe zonat përreth Lezhës;


disa vjedhjeve në bar-lokale, restorante, agjenci udhëtimi dhe supermarkete në zonën e Laçit.


Vijon puna për kapjen e shtetasit:


M. D., 26 vjeç, banues në Kurbin, i shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në këto vepra penale.


Gjithashtu, po punohet për dokumentimin e veprave të tjera penale të dyshuara të kryera nga këta shtetas.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page