“RRUGA E ARBRIT”; TIRANË | BESMIR BAJRAKTARI (BANUES NË BURREL) U ARRESTUA; AZRMË ZJARRI TË GJATË (KRAHU) AUTOMATIKE NË MAKINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

“Rruga e Arbrit”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Besmir Bajraktari, me moshë 38 vjeç, banues në Burrel.
Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga 38-vjeçarin B.B., banues në Burrel.
Në Rrugën e Arbrit, shërbimet kanë ndaluar automjetin “BMW”, me drejtues të dyshuarin.
Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments