top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DIBËR: EDISON NDOJA (BANUES NË ALLIAS) U ARRESTUA; ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR DROGË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 11
  • 1 min read
ree

Dibër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Edison Ndoja, me moshë 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë.


Njoftim | Klos, Dibër/Vijon operacioni policor, antidrogë, i koduar “Pritja”.


Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.


Shkon 2 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni.


Si rezultat i  administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Pritja”, në bashkëpunim të ngushtë, u kap nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi E.N., 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë.


Për këtë shtetas Gjykata e Dibrës, ka kërkuar ndalimin e tij, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page