RRUGA “DËSHMORËT E GJILANIT”; GJILAN | EGZON REXHEPI U ARRESTUA; KULTIVIM DHE SHITJE HASHASHI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 11
- 1 min read

Rruga “Dëshmorët e Gjilanit”, Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Egzon Rexhepi, me moshë 20 vjeç.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Dyqind e njëzet pikë tetëdhjetë e shtatë (220.87) gramë hashash.
2- Tre pikë tetëdhjetë e tetë (3.88) gramë hashash.
3- Dy (2) drita LED për kultivim hashashi.
4- Një (1) bimë hashashi e mbjellë në gotë plastike.
5- Njëqind e nëntëdhjetë (190) fara hashashi - me peshë 3.70 gramë.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike”.
2- “Kultivim të bimëve narkotike”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments