RRUGA “BRIGADA 161”; FERIZAJ | ARDI LUZHA DHE ALBERT LUZHA U ARRESTUAN; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Rruga “Brigada 161”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ardi Luzha.
2- Albert Luzha.
Ata konsiderohen të përfshirë në sherr me disa subjekte.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Muncion luftarak (disa fishekë).
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
2- “Sulm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments