top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “DERVISH HIMA”; TIRANË | BLEDI HASANI U GJET I VDEKUR TE NJË POLIGON QITJEJE; PO HETOHET PËR VRASJE OSE VETËVRASJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read
ree

Rruga “Dervish Hima”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Bledi Hasani (Hasanmemi), me moshë 35 vjeç, u gjet i vdekur te një poligon qitjeje, në afërsi të stadiumit “Arena Kombëtare”.


Në lidhje me rastin po hetohet për:

1- Vrasje.

2- Vetëvrasje.

Pamje nga vendi i ngjarjes.
Pamje nga vendi i ngjarjes.

Njoftim | Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

 

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page