top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | MJEKU GJINEKOLOG ERVIS VATA DHE MJEKJA GJINEKOLOGE AIDA HOXHA U MORËN TË PANDEHUR; U DENONCUAN NGA ADELINA ZEQIRI SË CILËS I VDIQ FSHONJA NË SHTËPINË E LINDJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 21 hours ago
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria vendore mori të pandehur:

1- Mjekun gjinekolog Ervis Vata.

2- Mjeken gjinekologe Aida Hoxha.


Mjekët u denoncuan nga znj. Adelina Zeqiri, së cilës, i vdiq foshnja në Shtëpinë e Lindjes.

ree
ree

Njoftim | Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë për ‘Neglizhëncë në trajtimin mjekësor’, mosveprimi në kohë çoi në humbjen e jetës së të sapolindurës.


Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.


Nga tërësia e veprimeve hetimore të realizuar mbi procedimin penal nr.6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale.


Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht.


Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes në procesin e shtatëzanisë si dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page