RRUGA “DEMIR ZYKO”; TIRANË | SERGIO GJIKA U ARRESTUA; DOGJI QËLLIMISHT MAKINËN E FQINJIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 8
- 1 min read

Rruga “Demir Zyko”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Sergio Gjika, me moshë 60 vjeç.
Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Demir Zyko”, ishte djegur një automjet, organizuan operacionin e koduar “Blaze”, me qëllim zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
Si rezultat i hetimeve, bazuar dhe në pamjet filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi:
S. Gj., 60 vjeç, banues në rrugën “Demir Zyko”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 06.07.2025, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e fqinjit të tij, shtetasit R. M", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments