top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “ARTAN LENJA”; TIRANË | U ARRESTUAN JURGEN STAFA DHE LUAN MURATI: NË KËRKIM POLICOR SPARTAK CARA | NGJARJA KRIMINALE QË LIDHET ME USHTRIMIN E DHUNËS NDAJ PUNONJËSES SË OSHEE-së.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 4 min read

Updated: Jul 7

ree

Rruga “Artan Lenja”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Jurgen Stafa.

2- Z. Luan Murati.


Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin larguan të shpallurin në kërkim policor Spartak Cara nga vendi i ngjarjes kriminale që lidhet me ushtrimin e dhunës ndaj një punonjëseje të OSHEE-së, konkretisht ndaj znj. Rubena Hasa.


Njoftim | Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ku u dëmtua me sende të forta punonjësia e Oshee-së.


Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J. S (i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes.


Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes 38-vjeçarit S. C.


Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e Oshee-s, është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.


Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar shtetasin J. S, 30 vjeç (i arrestuar mbremjen e djeshme), që të largonte nga vendi i ngjarjes, autorin shtetasin S. C.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajm në përditësim, ...👇👇👇


Relacion | Më datë 25.04.2025, rreth orës 12:00 është marrë njoftim në sallën operative se në Spitalin e Traumës kishte shkuar shtetasja Rubena Hasa, punonjëse e OSHEE-së, e cila, kishte dëmtime të rënda në pjesën e fytyrës dhe të trupit.


Pas marrjes së të dhënave paraprake është proceduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes, Bar Kafe “Foleja 24 BS”, me vendndodhje midis rrugës “Artan Lenja” dhe rrugës “Studenti”.


Nga këqyrja ka rezultuar se në rrugën “Studenti”, ngjitur me një shtyllë, ndodhej një jelek me ngjyrë portokalli me të bardhë me mbishkrim OSSH, gjysmë metri nga shtylla.


Në pjesën e sipërme të lokalit, në hyrje të shkallëve ishte një derë metalike me të ndara dhe, sa kalon derën metalike, në shkallë kishte disa copa xhami të thyera, si ato të shishes së birrës, me ngjyrë jeshile.


Brenda ambientit të lokalit, në një hapësirë rreth 70 metra katrorë, ndodheshin tavolina, karrige, televizorë dhe një bilardo.


Nga krahu i majtë i derës, në vazhdim të faqes së murit ndodhej një objekt në formë rrethore (vëth), me ngjyrë si ajo e floririt, i cili u administrua në cilësinë e provës materiale.


Poshtë tavolinave kishte njolla gjaku dhe në pjesën e banakut nga ana e brendshme e tij u konstatua i fshehur prapa një koshi mbeturinash një objekt si shkop bejsbolli dhe dorezë e mbështjellë me natriban me ngjyrë të zezë.


Dëshmia e taksistit | I.L., taksist, ka deklaruar se ka qenë në punë si zakonisht dhe rreth orës 12:11 minuta e ka telefonuar salla e kompanisë që të shkonte të merrte një klient në rrugën “Studenti”.


Pasi ka vajtur, ka qëndruar rreth 10 minuta duke pritur dhe ka ritelfonuar sallën për të vënë në dijeni se nuk po paraqitej askush.


Pas 2 minutash nga telefonata në sallë, papritur hapet dera e pasme e makinës, e krahut të djathtë, dhe ka konstatuar një djalë të veshur me kapuç, i cili ka futur në mjet një vajzë që ishte në gjendje të keqe, me sy të nxirë, duke krijuar idenë se ishte dhunuar.


Personi që e futi në makinë i tha: “Dërgoje në spital” dhe mbylli derën.


Është nisur menjëherë për Spitalin e Traumës dhe ndërkohë shtetasja e dëmtuar i kishte thënë me vështirësi që të lajmëronte bashkëshortin e saj.


Punonjësja e dhunuar | Rubena Hasa, nga ambientet e Spitalit Universitar të Traumës, ka deklaruar se kishte rreth 9 muaj që punonte si lexuese e OSHEE-së në qendrën nr.1, në Laprakë, dhe se më datë 25 prill 2025, rreth orës 09:00, ka shkuar për të lexuar matësin e energjisë elektrike që i përkiste me kontratë shtetasit S.S.


Konkretisht ishte një lokal në rrugën “Artan Lenja”.


Pasi ka mbërritur, ka pasur të veshur jelekun e punës me mbishkrimin OSHEE dhe në qafë kishte të varur dokumentin e dukshëm të punës, ku shkruheshin të dhënat personale dhe pozicioni i punës.


Ka shpjeguar se lokali ishte dykatësh.


Është futur brenda lokalit dhe ka thirrur: “A ka njeri këtu?”.


Është ngjitur në katin e dytë nga shkallët e jashtme dhe ka parë se brenda nuk kishte njeri.


Në atë moment nga banjoja ka dalë një djalë i ri rreth 33-35 vjeç, trup mesatar, i imët, i dobët, me flokë të zeza, i cili e ka parë dhe nuk i ka thënë asnjë fjalë, por ka vajtur te banaku i lokalit.


Deklaruesja ka shpjeguar se është futur për të lexuar matësin në banjo dhe sapo ka mbaruar, ka dalë nga banjoja dhe është nisur për të dalë nga lokali.


Ka konstatuar se dera e lokalit ishte e mbyllur, duke mos pasur mundësi të dilte dhe aty ka parë një tjetër djalë që ishte me personin e parë, rreth 35 vjeç, qeros, pak i mbushur, që i është drejtuar asaj duke i thënë: “Çfarë do ti te shtëpia ime?


Deklaruesja i është përgjigjur se ishte punonjëse e OSHEE-së dhe se kishte detyrë të kontrollonte sahatin e dritave, por ndërkohë dy personat kanë filluar ta godasin me grushte dhe me shkop nga trupi, duke e lënduar derisa i ka rënë të fikët.


Deklaruesja thotë se është përmendur pak çaste dhe ka parë që ishte brenda një automjeti dhe drejtuesi i tij i kishte thënë se ishte në taksi dhe po e dërgonte në spital.

ree
ree
ree

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page