RRUGA “CAR LLAZAR”; GRAÇANICË | MIHAILJO MIÇIÇ U ARRESTUA PËR SHKAK SE U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; PËRPLASI ME MAKINË NJË SUBJEKT TË CILIT I SHKAKTOI VDEKJEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 1 min read
Rruga “Car Llazar”, Graçanicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Mihailjo Miçiç, me moshë 21 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një subjekti, ndërkohë që ishte duke drejtuar një automjet të tipit “VW Golf” (rreth orës 23:25, të datës 23.12.2025).
Në lidhje me rastin, filluan procedurat penale të parashikuara në legjislacionin e Republikës së Kosovës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments