RRUGA “BESIM SHALA”; FSHATI GRAZHDANIK; PRIZREN | KUSHTRIM KRASNIQI (MOTOÇIKLIST) U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; ËSHTË NË GJENDJE KRITIKE PËR JETËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Rruga “Besim Shala”, Fshati Grazhdanik, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Z. Kushtrim Krasniqi, motoçiklist, me moshë 30 vjeç, u përfshi në aksident automobilistik me një automjet tip “VW Golf”.
Për pasojë:
1- Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike Universitare (QKU) në Prishtinë ku është në gjendje kritike për jetën.
2- Motomjeti u dëmtua.
3- Një qytetar i gjendur në automjet mbeti i plagosur.
Njoftim | Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një motoçiklete.
Si pasojë e këtij e aksidetit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri në veturë.
Për shkak të natyrës së lëndimeve të rënda, ngasësi i motoçikletës është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Sipas deklaratës së mjekut kujdestar të emergjencës në Spitalin e Prizrenit, gjendja shëndetësore e tij është e rëndë, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Republikës së Kosovës (për rajonin e Prizrenit), Shaqir Bytyqi (Bytyçi).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments