RRUGA “BESIM NDRECA”; PRISHTINË | JETON VELIU U ARRESTUA; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Rruga “Besim Ndreca”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Jeton Veliu.
Ai u denoncua nga një subjekt (mashkull) për kanosje me armë zjarri.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Municion luftarak.
3- Dokumentacion që lidhet me armëmbajtjen.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Kanosja”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)

















Comments