top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË | U ARRESTUAN BESIM HAZIRI DHE SANIJE BEHRAMI (ZYRTARË TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME); FATON GËRBESHI DHE MEHMET GËRBESHI (PËRFAQËSUES TË SUBJEKTIT TREGTAR “RELOAD”).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 2 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Besim Haziri (zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme).

2- Znj. Sanije Behrami (zyrtare e Ministrisë së Punëve të Brendshme).

3- Z. Faton Gërbeshi (përfaqësues i subjektit tregar “Reload”).

4- Z. Mehmet Gërbeshi (përfaqësues i subjektit tregtar “Reload”).


Ata konisderohen të përfshirë në shkelje penale të lidhura me lëshimet e lejeve zyrtare për armëmbajtje.


Njoftim | Prokuroria  Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, me urdhër të Gjykatës kompetente dhe në bazë të kërkesës me shkrim të Prokurorit të Shtetit, sot është zbatuar një urdhër-kontroll në kuadër të një hetimi penal.


Deri më tani, janë arrestuar dy persona zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), për vepren penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosoves, të cilët dyshohen se kanë lëshuar çertifikata për pajisje me leje armësh për qytetarë, pa iu nënshtruar procedurave të nevojshme ligjore.


Po ashtu, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, sipas nenit 309 të KPRK-së.


Gjatë ezekutimit të urdhër-kontrollit janë sekuestruar disa dokumente të nevojshme, të cilat do të shërbejnë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve lidhur me këtë çështje penale.


Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës të sigurisë ndaj të pandehurve.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kryerjes se veprave penale dhe në sundimin e ligjit, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page