RRUGA “BEKIM FEHMIU”; LOKALI “NOYA”; PRISHTINË | EGZON HAJRIZI U ARRESTUA; SË BASHKU ME DISA TË TJERË I THYEN NOFULLËN PUNONJËSIT TË SIGURIMIT TË LOKALIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Rruga “Bekim Fehmiu”, Lokali “Noya”, Prishtinë | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Egzon Hajrizi, me moshë 32 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në sherr me punonjësit e sigurimit, njëri prej të cilëve ka pësuar thyerje të nofullës dhe u dërgua Qendrën Klinike Universtitare.
Disa bshkëpunëtorë të tij u larguan nga vendi i ngjarjes; Policia po punon për lokalizimin dhe shoqërimin e tyre për intervistim.
Hetimet penale paraprake po zhvillohen mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Lëndim i rëndë trupor”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments