RRUGA “BEJTUSH GERBESHI”; SALLA SPORTIVE “BETTERLIFE”; LIPJAN | RAMADAN MIFTARI U ARRESTUA; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 23
- 1 min read

Rruga “Bejtush Gerbeshi”, Salla sportive “BetterLife”; Lipjan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ramadan Miftari.
Ai konsiderohet i përfshirë në një ngjarje kriminale (kanosje me armë zjarri), e ndodhur më 22.07.2025, rreth orës 16:16, në parkingun e sallës së sporteve “BetterLife”, e gjendur në rrugën “Bejtush Gerbeshi”, ku u përfshi edhe:
1- Z. Leutrim Halimi.
Gjatë kontrollit fizik të automjetit të z. Miftari u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një (1) armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Municion luftarak (tre fishekë).
3- Një (1) gëzhojë.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments