RRUGA “HARADIN BAJRAMI”; LIPJAN | AGON ZEJNULLAHU VDIQ NË RRUGË; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 7
- 1 min read

Rruga “Haradin Bajrami”, Lipjan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë konstatuan se:
1- Z. Agon Zejnullahu, me moshë 27 vjeç, vdiq në ambient publik (rrugë), në rrethana tejet të diskutueshme, në gjendje të rënduar emocionale (dyshohet nën ndikimin e alkoolit ose të drogës), ndërkohë që punonjësit e Policisë po përpiqeshin ta arrestonin.
Në lidhje me rastin po kryhen veprime proceduriale penale për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekja nga shkaqe natyrale.
Autoritetet vendore të hetimit penal shoqëruan për intervistim policor një subjekt (qytetar), i cili, pretendoi se ishte sulmuar fizikisht nga viktima.
Kufoma e z. Zejnullahu u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsi, në funksion të zbulimit dhe të dokumentimit shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Zyrtarisht, hetimet penale paraprake janë duke u kryer mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si:
1- “Hetim mbi vdekjen”.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments