RRUGA “ASTRIT RRUSHI”; PRISHTINË | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 3 days ago
- 1 min read

Rruga “Astrit Rrushi”, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Sonte pati të shtëna me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi”, afër shkollës “Pavarësia”.
Njoftim | Rreth orës 19:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.
Bazuar në të dhënat fillestare nuk ka pasur persona të lënduar, tha Policia në një njoftim paraprak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments