RRUGA “ANTON ÇETA”; GJAKOVË | SINAN KAMERI U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 15
- 1 min read

Rruga “Anton Çeta”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Sinan Kameri, me moshë 30 vjeç.
Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Katër (4) qese me hashash.
2- Nëntëmbëdhjetë (19) qese me hashash (me peshë 21 gramë).
3- Tetë (8) qese me kokainë (me peshë 4.05 gramë).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments