RRUGA “DËSHMORËT E DUJAKËS”; GJAKOVË | FARUK NEZIRAJ U PROCEDUA PENALISHT; 2 VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 8
- 1 min read

Rruga “Dëshmorët e Dujakës”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë vendore proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Faruk Neziraj.
Procedimi i tij penal lidhet me të shtënat me armë zjarri të ndodhura dje rreth orës 11:00, në rrugën “Dëshmorët e Dujakës”, në Gjakovë, gjatë një ceremonie festive familjare.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments