top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “ALI HADRI”; PRIZREN | POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS KËRKON NDIHMË NGA SHOQËRIA PËR LOKALIZIMIN DHE ARRESTIMIN E EGZON RESHANIT; PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI E FIDAN TABAKUT DHE VETON HOXHËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19
  • 2 min read
Z. Egzon Reshani | Copyright: Policia e Republikës së Kosovës
Z. Egzon Reshani | Copyright: Policia e Republikës së Kosovës

Rruga “Ali Hadri”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë kërkojnë ndihmë nga shoqëria për lokalizimin dhe arrestimin e:

1- Z. Egzon Reshani.


Njoftim | Kërkohet i dyshuari për vrasje në tentativë - Egzon Reshani.


Prizren, 19 janar 2026.


Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “Vrasje në tentative”, konkretisht 05.01.2026, rreth orës 22:50, policia ka pranuar informacion se në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren, kishte të shtëna me armë zjarri.


Si pasojë e të shtënave kishte edhe persona të plagosur, të cilët ishin dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.


Sipas ekipit mjekësor, dy personat e plagosur ishin jashtë rrezikut për jetë dhe vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor.


Rasti është duke u hetuar dhe nga policia, janë identifikuar dhe arrestuar e personave të përfshirë në rast, por njeri nga të dyshuarit është ende në arrati, ai është:


- Egzon Besim RESHANI, i lindur më 05/07/1992, me banim në Rr. Shkelzen DRAGAJ, nr. 10 Prizren.


Me qëllim të ndriçimit të rastit kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në arrestimin e të dyshuarit.


Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë, thuhet në njoftimin e Policisë së Republikës së Kosovës.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page