top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “ALEKSANDËR MOISIU”; TIRANË | JUXHIN HAMAJEZI MBETI I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 minutes ago
  • 2 min read
Juxhin Hamajezi
Z. Juxhin Hamajezi

Rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Z. Juxhin Hamajezi, mbeti i plagosur me armë zjarri.


Ai ka mbetur i plagosur edhe në vitin 2018, kur ndaj tij shtiu me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë së Shtetit Santiago Malko, në lokalin “Enea”, në lagjen e njohur rëndom si “Kinostudio” (Tiranë); ky i fundit lidhje shoqërore e z. Erigers Mihasi nga fshati Yrshek (Tiranë) dhe e z. Ervis Martinaj, në grupin kriminal të të cilit bënin pjesë (tashmë këta janë eleminuar si pasojë e luftës së brendshme që u zhvillua ethshëm për disa vite rresht në radhët e Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner, kryesisht për të shtënë në dorë dhe mbajtur monopolin në lojërat e kumarit, xhiroja vjetore e të cilit llogarit në disa qindra miliona €).


Ai u arrestua në vitin 2021 sepse ishte shpallur në kërkim policor nga strukturat vendore të Policisë së Shtetit në Pogradec, i konsideruar si i përfshirë në shkelje penale të lidhura me trafikun e qenieve njerëzore.

Z. Juxhin Hamajezi
Z. Juxhin Hamajezi

Njoftim | Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur  në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page