RRUGA “AHMET KRASNIQI”; LIPJAN | ALTIN BAJRAMI U ARRESTUA; RINOR BAJRAMI U PROCEDUA PENALISHT; ARMË ZJARRI + DROGË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Rruga “Ahmet Krasniqi”, Lipjan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:
1- Z. Altin Bajrami, me moshë 19 vjeç, për shkleje penale të parashikuar si:
a- “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
b- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Z. Rinor Bajrami, me moshë 17 vjeç, për shkleje penale të parashikuar si:
a- “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ata janë vëllezër mes tyre.
Gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një sasi e papërcaktuar lënde narkotike.
2- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments