FSHATI GADIME E ULËT; LIPJAN | XHAVIT TASHOLLI U ARRESTUA; KANOSI PUNONJËSIT E POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME SHPREHJEN: “KAM PËR T’I PRERË NË FYT ME SËPATË SI SHKIJET”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Fshati Gadime e Ulët, Lipjan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Xhavit Tasholli, me moshë 43 vjeç.
Ai konsiderohet subjekt i cili ka telefonuar në numrin e emergjencës 192, duke shqiptuar kërcënime dhe kanosje ndaj punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës që i kishin kontrolluar banesën, duke deklaruar se:
1- “Kam për t’i prerë në fyt me sëpatë si shkijet përpara, se nuk guxojnë me ardh me ma cenu lirin, … Mos më vijnë më te shpija se kom me i myt”.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Kanosje”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments