RRUGA “ADEM JASHARI”; SHTIME | ALBERT STATOVCI U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR; EDISON HALITI MBETI I PLAGOSUR NË VENDIN E PUNËS.

Rruga “Adem Jashari”, Shtime, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim policor:
1- Z. Albert Statovci, përgjegjës në shoqërinë tregtare “Statovci”.
Akti procedurial penal u krye në lidhje me plagosjen në vendin e punës të:
1- Z. Edison Haliti, me moshë 23 vjeç.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments