top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BABICË E MADHE; VLORË | DIVID GOXHAJ DHE FERDINANT BOMBAJ U ARRESTUAN; KONSIDEROHEN DORAS NË VENDOSJE TRITOLI NË BANESËN E BAKIE ZOTOS (E ËMA E GENTIAN ZOTOS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 3 min read
Znj. Bakie Zoto
Znj. Bakie Zoto

Fshati Babicë, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Divid Goxhaj, me moshë 59 vjeç.

2- Z. Ferdinant Bombaj, me moshë 29 vjeç.


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në vendosje lënde plasëse në banesën e:

1- Znj. Bakie Zoto (e ëma e z. Gentian Zoto).

Z. Inez Hajrulla dhe z. Gentjan Zoto (Dautaj)
Z. Inez Hajrulla dhe z. Gentjan Zoto (Dautaj)

Njoftim | DVP Vlorë.


Zbardhet ngjarja e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e një banese.


Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore të DVP Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u identifikuan, lokalizuan dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar, babë e bir.


Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 29.11.2025, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së një shtetaseje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Objektivi”.


Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë ndalimi, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, i dy shtetasve (babë e bir), konkretisht:


D. G., 59 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë;

F. B., 29 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë.


Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit.


Më pas, më datë 29.11.2025, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për t’u afruar pranë banesës së shtetases B. Z., ku dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.


Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Lajmi i botuar nga Agjencia Telegrafike Vox (Voks) në datën 30.10.2025. 👇👇👇


RRUGA “ALI DEMI”; LAGJJA “PARTIZANI”; VLORË | BANESËS SË BAKIE ZOTOS IU VENDOS TRITOL; I BIRI (GENTJAN ZOTO) KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË SULMIN E ARMATOSUR NDAJ INEZ HAJRULLËS.


Rruga “Ali Demi”, Lagjja “Partizani”, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Në portën e jashtme të banesës së znj. Bakie Zoto u vendos lëndë plasëse.


Ajo është e ëma e z. Gentjan Zoto (Dautaj), i cili, konsiderohet subjekt që ka marrë pjesë në sulmin e armatosur ndaj:

1- Z. Inez Hajrulla (10.05.2019).


Si doras konsiderohen edhe:

1- Z. Daut Elmazi.

2- Z. Igli Memaj.

3- Z. Serxho Ademi.

4- Z. Albano Goxhaj.


Njoftim | Më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page