INSTITUTI PËR INTELIGJENCË DHE OPERACIONE SPECIALE (MOSSAD): VETËM POPULLI IRANIAN DO TË ZGJEDHË UDHËHEQËSIN E TIJ TË ARDHSHËM; PAVARËSISHT SE KUSH ZGJIDHET SOT FATI I TYRE ËSHTË SHKRUAR TASHMË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 3
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | Llogaria zyrtare e Mossad-it në gjuhën persiane postoi një video në rrjetin social virtual Iks (X), që i drejtohej drejtpërdrejt publikut iranian.
“Nuk ka rëndësi se kush zgjidhet sot, fati i tyre është shkruar tashmë. Vetëm populli iranian do të zgjedhë udhëheqësin e tyre të ardhshëm”, thuhej në mesazh.
Postimi shoqërohet nga një video simbolike, në të cilën, pamjet e klerikëve iranianë - të paraqitur si kandidatë të mundshëm për trashëgiminë - janë rregulluar si domino që bien, me një fotografi të Udhëheqësit Suprem të vrarë së fundmi (Ali Khamenei) në sfond.
Mesazhi u botua në lidhje me bombardimin e një ndërtese që besohet të jetë Asambleja e Ekspertëve në qytetin e shenjtë të Komit, rreth 140 kilometra në jug të Teheranit.
Sipas burimeve izraelite, sulmi kishte në shënjestër një takim të organit kushtetues të ngarkuar me emërimin e Udhëheqësit të ri Suprem, ndërsa media iraniane mohoi se një takim zyrtar po zhvillohej në ndërtesën e synuar.
Asambleja e Ekspertëve, e përbërë nga 88 klerikë të zgjedhur, është përgjegjëse për emërimin e udhëheqësit të Republikës Islamike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments