“RRAPI”, LAGJJA “UJI I FERRIT (UJI I FTOHTË)”; VLORË | BESNIK GJONDEDA U ARRESTUA; PLAGOSI ME ARMË TË FTOHTË (THIKË) GAZMEND VRESHTAZIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 12
- 2 min read

“Rrapi”, Lagjja “Uji i Ferrit (Uji i Ftohtë)”, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Besnik Gjondeda, me moshë 64 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të:
1- Z. Gazmend Vreshtazi, me moshë 65 vjeç.
Njoftim | Strukturat e DVP Vlorë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti të ndodhur në qytetin e Vlorës, duke kapur dhe neutralizuar menjëherë autorin.
Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe i veprimeve hetimore e procedurale, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi B. Gj., 64 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.
Ky shtetas më datë 11.07.2025, rreth orës 23:30, në një lokal pranë vendit të quajtur “Rrapi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, në pjesën anësore të kraharorit, shtetasin G. V., 56 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments