GJYKATA E VLORËS: ARREST NË BURG PËR EDUARD ISMAILAJN | NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR ZJARRVËNIE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 3
- 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë shqiptoi masën e sigurimit vetjak arrest në burg për:
1- Z. Eduart Ismailaj, me moshë 38 vjeç, i arrestuar për zjarrvënie, në zonën e Jallit, në Nartë.
Gjyqtari Artan Çirraga e konisderoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Sipas hetimeve penale paraprake ai u vuri flakën disa mbetjeve plastike dhe gomave në vendgrumbullimin e inerteve në Jallë të Nartës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments