top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ROMË | NJË SINAGOGË U BË OBJEKT SULMI VANDAL; PROKURORIA ËSHTË NË PRITJE TË RAPORTIT TË DIVIZIONIT ITALIAN TË OPERACIONEVE TË POSAÇME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 2
  • 1 min read
ree

Romë, Itali | Prokuroria Publike e Romës është duke pritur informacionin fillestar nga DIGOS (Divizioni Italian i Operacioneve të Posaçme) në lidhje me incidentin në Sinagogën Beth Majkll (Michael) në Vilën Pamfili (Villa Pamphili), në lagjen Monteverde Vekio (Vecchio) të Romës, e cila, u vandalizua me grafite.


Prokurorët e Piacale Klodios (Piazzale Clodio), të koordinuar nga prokurori Françesko (Francesco) Lo Voi, po procedojnë për dëm të rënduar nga urrejtja racore.


Jashtë sinagogës u shfaqën tabela të tilla si “Palestina e Lirë”; ndërsa pllaka kushtuar të miturit Stefano Gaj Taçe (Tachè), i cili, vdiq në moshën dy vjeç në sulmin e 8 tetorit 1982, u dëmtua me bojë të zezë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page