top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS PARALAJMËROI SHBA-ës SE TAJVANI ËSHTË PIKA MË E MADHE E RREZIKUT NË MARRËDHËNIET MES TYRE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Ministri i Jashtëm kinez, Uang Ji (Wang Yi), i ka dërguar sot një paralajmërim të prerë Sekretarit të Shtetit të ShBA-ës, Marko (Marco) Rubio, duke e cilësuar çështjen e Tajvanit si kërcënimin kryesor për stabilitetin mes dy superfuqive.


Gjatë një bisede telefonike, Ministri Uang (Wang) kërkoi që Uashingtoni të bëjë zgjedhjen e duhur dhe të respektojë sovranitetin e Kinës, duke e quajtur ishullin si pikën më delikate dhe më të rrezikshme në marrëdhëniet dypalëshe.


Ky tension vjen në një moment kritik, ndërsa të dyja palët po përgatisin samitin e nivelit të lartë midis Presidentit Shi Xhinping (Xi Jinping) dhe Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), i planifikuar të mbahet në mes të majit.


Pekini po rrit presionin diplomatik për të siguruar lëshime përpara takimit, duke bërë të qartë se statusi i Tajvanit do të jetë kushti i panegociueshëm që do të përcaktojë suksesin ose dështimin e bisedimeve.


Nga ana tjetër, administrata amerikane ka riafirmuar mbështetjen për mbrojtjen e Tajvanit, gjë që ka irrituar Pekinin zyrtar.


Analistët vlerësojnë se kjo retorikë e ashpër e 1 majit shënon fillimin e një loje të fortë diplomatike, ku Kina po përdor kartën e rrezikut për të testuar vendosmërinë e Uashingtonit përpara ballafaqimit të drejtpërdrejtë mes udhëheqësve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page