top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA POPULLORE E KINËS BLLOKOI EKSPORTET E KARBURANTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 6
  • 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | Pekini u ka kërkuar rafinerive të mëdha vendase që të pezullojnë menjëherë eksportet e naftës dhe benzinës”.


Kështu raportoi agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg” - për shkak të shqetësimeve në rritje në lidhje me mungesat e mundshme të furnizimit që rrjedhin nga lufta në Lindjen e Mesme.


Bllokada e transportit detar në Ngushticën strategjike të Hormuzit, e cila, lidh Oqeanin Indian me Gjirin, kërcënon drejtpërdrejt furnizimin me energji të Kinës, i cili, mbështetet shumë në naftën bruto nga rajoni.


Sipas firmës analitike “Kpler”, Lindja e Mesme përbënte afërsisht 57% të importeve të drejtpërdrejta të naftës bruto të Republikës Popullore të Kinës me transport detar në vitin 2025.


Zyrtarë nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC), organi më i lartë i planifikimit ekonomik të Kinës, u takuan me përfaqësues të rafinerëve dhe kërkuan verbalisht një pezullim të përkohshëm të dërgesave të produkteve të rafinuara, me efekt të menjëhershëm.


Agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg” raportoi se rafinerëve iu kërkua të ndalonin nënshkrimin e kontratave të reja dhe të negocionin anulimin e dërgesave të dakordësuara më parë.


Ndër kompanitë e përfshira janë PetroChina, Sinopec, CNOOC, Sinochem Group dhe rafineria private Zhejiang Petrochemical, të gjitha të mësuara me marrjen e kuotave të eksportit të karburantit nga qeveria kineze.


Iniciativa pasqyron urgjencën e Pekinit në mbrojtjen e rezervave të tij strategjike të energjisë përballë paqëndrueshmërisë gjeopolitike në një nga rrugët më kritike të transportit në botë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page