REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | SHPËRTHIM NË STACIONIN QENDROR TË AUGSBURGUT; SHKAKU NUK DIHET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 53 minutes ago
- 1 min read
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Një shpërthim ndodhi këtë mëngjes rreth orës 5 të mëngjesit në stacionin qendror në Augsburg të Gjermanisë, ku është duke u zhvilluar një ndërhyrje policore”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Bild”, duke shtuar se një objekt ende i paidentifikuar shpërtheu në një korridor të brendshëm të një ndërtese.
Dy persona thuhet se pësuan lëndime të lehta nga shoku akustik.
Xhamat e dritareve thuhet gjithashtu se u dëmtuan nga shpërthimi.
Shkaku i shpërthimit është ende i panjohur.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments