top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË NDODH ME MENDJEN DHE NDËRGJEGJEN PAS VDEKJES? | PËRGJIGJET PROFESORI AMERIKAN I FILOZOFISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 4, 2023
  • 2 min read

Santa Fe, Amerikë | Z. Sin Kerëll (Sean Carroll), profesor i jashtëm filozofie në institutin e Santa Fe-së, dhe në atë Xhan Hapkinsit (Johns Hopkins) në SHBA, por edhe teoricioen fizike, tha se mund t’i përgjigjet me saktësi pyetjes shekullore, se çfarë ndodh me mendjen apo ndërgjegjen tonë pas vdekjes, dhe kjo, mund të jetë diçka, që mund të mos kishit pritur të dëgjonit.


Megjithë kontestimet e shumta, mbi teorinë apo kualifikimet e tij, profesori tha se pas vdekjes “nuk duket se ndodhin shumë gjëra, me atë që mbetet nga njeriu.


Në një diskutim të fundit në konferencën e përvitshme të fokusuar në shkencën, skepticizmin dhe mendimin kritik, e mbajtur në Nevada, profesori tha se kjo ndodh, pasi, ligjet e fizikës që qeverisin jetën e përditshme “tashmë kuptohen nga shkenca.


Kur ne vdesim, nisim të ndalojmë se ekzistuari, prandaj, nuk ka kuptim material për mënyrën sesi mund të vazhdojmë ekzistencën, thotë në shpjegimin e tij modest profesori.


Kjo ndodh, pasi nuk ka pjesëza, ose forca, që të mbajnë informacionin në trurin tonë pas vdekjes”, tha ai, duke shtuar se pretendimet për jetën pas vdekjes, “shkelin ligjet e fizikës”.


Kritikët e tij, thanë se teoria e tij vjen kur shkenca nuk ka përcaktuar ende vendndodhjen, apo mënyrën se si funksionon ndërgjegjia, dhe mendimi i njeriut.


Por, profesori nuk lëkundej në qëndrimin e tij: “Pra, nuk ka mundësi, që njohuria që ju kishit para vdekjes, të vijojë pas reaksioneve kimike, që ndodhin në momentet e vdekjes, dhe këtu, e kam fjalën për ata që pretendojnë shpirtin ekstra-material, që mund të mbetet pas vdekjes së trupit”.


Me fizikën që ne njohim, kjo, nuk është e mundur, pasi me atë që dime, është se ne jemi një koleksion atomesh, që i bindemi ligjeve të fizikës”, vazhdoi ai më tej.


Më tej, në fjalën e tij, profesori tha se kjo nuk do të thotë që njerëzit të mos kryejnë një jetë të mirë, e të realizuar, por, përgjigjet duhet të plotësohen me mënyrën sesi funksionon realiteti “në nivelin themelor.


Përgjigja e tij, u vlerësua nga stabilimenti i afërt me institucionet qeveritare, por u kritikua nga mbështetësit e teorive fetare, dhe të rrymave të ekzistencës shpirtërore të njeriut, që e konsiderojnë njeriun si krijimin e Zotit, dhe një shëmbëlltyrë të perfeksionit të tij, për të cilin, shumë gjëra janë të paditura nga “shkenca” aktuale.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page