REPUBLIKA DOMINIKANE | PRESIDENTI LUIS ABINADER DO TË MARRI PJESË NË SAMITIN E THIRRUR NGA PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) ME QËLLIM FRENIMIN E NDIKIMIT KINEZ NË RAJON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read

Shën (Santo) Domingo, Republika Dominikane | Presidenti Luis Abinader do të marrë pjesë në samitin e thirrur nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në Maiemi (Miami) të Shteteve të Bashkuara, më 7 mars, që synon forcimin e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Amerikës Latine dhe frenimin e ndikimit kinez në rajon.
Kështu raportuen entet mediatike dominikane - duke shtuar se në takim do të marrin pjesë edhe presidentët e Salvadorit, Paraguait, Bolivisë, Ekuadorit dhe Hondurasit; dhe, se, diskutimi do të përqendrohet në investime, siguri, migrim dhe transferimin e teknologjisë, duke nxitur tregtinë me Uashingtonin.
Pjesëmarrja e Presidentit Abinader shënon fillimin e një turneu diplomatik që do të vazhdojë në Kili, me takime dypalëshe, dhe në Francë, ku ai do të takohet me Presidentin Emanuel Makron dhe do të marrë pjesë në ngjarjet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), duke forcuar praninë ndërkombëtare të Republikës Dominikane dhe duke diversifikuar bashkëbiseduesit e saj strategjikë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments