top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RENIS DOBRA U GJET I VDEKUR PRANË LIQENIT TË SHKOPETIT ME PLAGE NË TRUP | PO HETOHET PËR VRASJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 9
  • 1 min read
Z. Renis Dobra
Z. Renis Dobra

Mat, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit njoftojnë se:

1- Z. Renis Dobra, me moshë 23 vjeç, u gjet i vdekur pranë liqenit të Shkopetit.

Z. Renis Dobra
Z. Renis Dobra

Njoftim | Mbrëmjen e djeshme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi R. D., i cili ka kallëzuar se djali i tij, shtetasi R. D., 23 vjeç, nuk ishte kthyer në banesë.


Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e 23-vjeçarit.


Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të 23-vjeçarit, pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti i tij dyshohet se ka rënë në liqen.


Në lidhje me këtë rast është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page